Please enter at least 3 characters.

Policia njofton se kanë ikur dy persona nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë

2024/12/instituti-i-psikiatris-euml-forenzike-aty-ku-del-e-v-euml-rteta-p-euml-r-veprat-e-k-euml-qija-q-euml-i-b-euml-n-s-euml-mundja-foto_hd-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë ikur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Për rastin tashmë është njoftuar edhe prokurori.

"Raportohet se nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, janë larguar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori", thuhet në njoftim.

Rasti është nën hetime./Telegrafi/