Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e të dyshuarve për vjedhje në Fushë Kosovë
27/01/2026
Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e disa personave të cilët dyshohen për vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimi policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tyre.
“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Fushë Kosovë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën Vjedhje e rëndë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


