Please enter at least 3 characters.

Policia jep detaje për vrasjen në Lipjan, thotë se ndodhi shkaku i një mosmarrëveshje mes dy familjeve

2021/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gadime e Ulët në Lipjan.

Sipas raportit të policisë thuhet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në mes dy familjeve.

“Si pasojë e zënkës një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar nga policia si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në ILM për obduksion. /Telegrafi/