Please enter at least 3 characters.

Policia italiane privon nga liria shtetasin e RMV-së, pasi nuk respektoi vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë ndaj bashkëshortes

2024/11/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5-1-780x439-1.jpg

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut 38-vjeçar është arrestuar pranë vendit të punës së ish-bashkëshortes së tij, pasi nuk ka respektuar ndalimin e Gjykatës për t'iu afruar gruas.

Burri që ka dhunuar në të kaluarën gruan e tij ka marrë masën e sigurimit nga Gjykata me ndalim për t'iu afruar gruas duke përdorur byzylykun elektronik.

Pas alarmit të marrë në qendrën operative të Policëve në Mantova, policia ka reaguar menjëherë dhe e ka gjetur shtetasin e RMV-së pranë vendit të punës së bashkëshortes së tij, dhe kështu është arrestuar dhe vendosur në mbajtje, pas së cilës është në dispozicion të organeve të drejtësisë.