Please enter at least 3 characters.

Polici e ndihmon veteranin në protestë, e largon nga turma e njerëzve

2022/06/protestacc-e1655378370502.png

Në protestën e sotme të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një gjest fisnik është bërë nga një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Ai është parë duke ndihmuar një veteran protestues. Por, edhe përkundër insistimit të policit veterani në fjalë shihet sërish duke iu bashkuar protestuesve.

Veteranët e luftës së UÇK-së po mbajnë protestë gjithëpopullore para Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe protestuesit të cilët po kërkojnë lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti. /Telegrafi/