Please enter at least 3 characters.

Pogba: Messi dhe futbolli janë dy gjëra që shkojnë bashkë

2018/03/Paul-Pobga-Messi-e1521541895944.jpg
256:"BERLIN, GERMANY - JUNE 06: Lionel Messi of Barcelona goes past Paul Pogba of Juventus during the UEFA Champions League Final between Juventus and FC Barcelona at Olympiastadion on June 6, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Manchester Unitedt, Paul Pogba, ka pranuar se Lionel Messi është special.

Francezi ka thënë se ai ka marrë shembull nga ylli i Barcelonës, por edhe shumë tjerë.

"Hera e parë që isha me atë ishte në finalen e Ligës së Kampionëve (Juventus - Barcelona në vitin 2015), ai ishte shumë i vogël".

(Foto: Getty Images)

"Messi dhe futbolli janë dy gjëra që shkojnë bashkë. Kënaqem teksa e shikoj atë, ai bën gjëra që askush tjetër nuk mundet".

"Ai ka një shtat që askush nuk e ka, diçka speciale për atë, tek ai çdo gjë është speciale. Ai është lojtar që ka futbollin brenda tij, që e ndjen, është i pabesueshëm".

"Kur isha i vogël shikoja Zidanen, Ronalhinhon, Ronaldon, Messin. Kisha video te Maradonas, Peles, Kakas dhe shumë lojtarëve".

"Doja të kisha gjitha virtytet e këtyre lojtarëve. Tani, i shikoj lojtarët si Iniesta, Yaya Toure, De Bruyne, Modric", ka thënë Pogba për TyC Sports. /Telegrafi/