Po vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë U21 - Gjermani U21
Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të takohet me Gjermaninë të martën me fillim nga ora 19:00.
Ka disa ditë që kanë dalë në shitje biletat për këtë duel i cili dot ë zhvillohet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në kryeqytet.
FFK ka njoftuar se po vazhdon shitja e biletave dhe ato janë nga 3 euro në Lindje, nga 8 në Perëndim dhe VIP që kushtojnë 30 euro.
Njoftimi i plotë nga FFK:Biletat për ndeshjen Kosova U21 vs Gjermania U21 janë edhe më tutje në shitje!Mos e humbisni një tjetër mbrëmje futbolli në stadiumin "Fadil Vokrri".Çmimet e biletave janë si vijon: Lindje: 3 euro; Perëndim: 8 euro; VIP: 30 euro (pa katering, vetëm pije)Porositni biletën tuaj tani përmes platformës online në linkun e mëposhtëm: https://eu.ebileta.al/.../buyseats/scegliSettorePub.do...Kosovë U21 - Gjermani U21, e martë - ora 19:00.Dardanët e rinj të drejtuar nga Afrim Tovërlani kanë nevojë për mbështetjen tuaj në këtë ndeshje të vështirë./Telegrafi/


