Please enter at least 3 characters.

Po luanin bixhoz, arrestohen 15 persona në Ferizaj

2021/07/bixhoz-fier.png

15 persona janë arrestuar në Ferizaj pasi të njëjtit po zhvillonin lojëra të fatit në një lokal në Ferizaj.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se si prova materiale janë konfiskuar 851 çipa dhe 19 palë letra bixhozi.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/