“Po i dërgoni mesazh tërë botës”, Gianni Infantino viziton kombëtaren e Iranit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vizitoi dhomat e zhveshjes së kombëtares së Iranit pas barazimit 2-2 ndaj Zelandës së Re në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026.
Kreu i futbollit botëror iu drejtua lojtarëve dhe stafit teknik iranian me fjalë mbështetëse, duke vlerësuar paraqitjen e tyre dhe mesazhin që, sipas tij, ekipi po përcjell në arenën ndërkombëtare.
“Ndeshja e sotme ishte e vështirë dhe me pak më shumë fat mund ta kishit fituar. Por ju po luani futboll të mirë. Keni edhe dy ndeshje të mbetura dhe do ta bëni botën krenare edhe një herë me atë që do të tregoni në fushë”.
“E di se çfarë po kaloni, e kuptoj, por ju jeni më të fortë se gjithçka. Po dërgoni një sinjal për të gjithë botën. Sonte e bashkuat të gjithë stadiumin rreth jush”.
“Ia treguat këtë botës dhe dërguat një mesazh të fuqishëm. Ju falënderoj shumë”, deklaroi Infantino.
Vizita e presidentit të FIFA-s erdhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Irani arriti të sigurojë një pikë të rëndësishme pas barazimit 2-2 ndaj Zelandës së Re.
Me këtë rezultat, iranianët mbeten plotësisht në garë për kualifikimin në fazën eliminatore, ndërsa do të kenë edhe dy ndeshje të tjera për të siguruar një vend në raundin e ardhshëm të turneut./Telegrafi/


