Please enter at least 3 characters.

Pluhuri Saharian mbulon Prishtinën

2022/04/278959043_5067856433262069_7996184455971947422_n.jpg

Ajo çfarë u pa pasditen e së hënës në qiellin e Prishtinës mund ta bëjë shumëkënd të mendojë për smog e ndotje, por në fakt ishte pluhur saharian.

Koncentrime të pluhurit saharian janë regjistruar sot në vendin tonë, derisa dielli dukej zbehtë në orët e pasdites në Prishtinë.

Prishtina Weather raporton se qartësisht janë vërejtur edhe njollat solare, që në këto javë kanë qenë më aktive.

"24.04.2022 - Koncentrime të pluhurit saharian janë shtrirë mbi rajon dhe vendin tonë gjatë ditës së sotme, që edhe i dhanë qiellit një pamje më të zbehtë, derisa gjatë perëndimit disku i diellit vërehet edhe me sy të lirë, ku dallohen edhe njollat solare, që në këto javë kanë qenë më aktive".

Ky fenomen është si pasojë e cikloneve që vijnë nga vendet e Afrikës, duke ngritur pluhurin Saharian.

Fenomene të tilla mund të ndodhin dy apo tri herë në vit, më shpesh në pranverë./Telegrafi/