Please enter at least 3 characters.

Pinë ujë nga shishja e ambalazhuar në një lokal në Shkodër, si u helmuan nënë e bir dhe kamarieri

2017/06/helmim.jpg

Tre persona përfunduan në spital në Shkodër me djegie të ezofagut dhe stomakut pasi konsumuan ujë në një lokal.

Sipas raportimeve në media, nënë e bir, 41 dhe 14 vjeç kanë ndjerë menjëherë djegie të forta në fyt sapo kanë konsumuar nga një shishe me ujë i ambalazhuar që u është sjellë nga kamarieri i lokalit.

Pasi i kanë treguar kamarierit, ai është shprehur mosbesues duke u thënë se shishja ishte e ambalazhuar, ndaj e kishte provuar edhe vetë, por kishte përjetuar të njëjtat simptoma si nënë e bir.

Bëhet fjalë për një shishe uji prej qelqi, nga një prej kompanive më të njohura që shpërndahet në të gjithë vendin, raporton Euronews Albania. /Telegrafi/