Please enter at least 3 characters.

Peshkatari hodhi grepin, “i dolën sytë vendit” kur pa çfarë kishte kapur (Video)

2017/05/111-3-e1494239900422.jpg

Ben Bond, një peshkatar britanik ka kapur një peshkaqen që vlerësohet nga më gjigantët të kapur ndonjëherë në Evropë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për 26-vjeçarin i cili kishte mbetur i habitur kur kishte vërejtur se në rrjetën e tij kishte rënë ky peshkaqen gjigant.

Peshkaqeni i kapur nga ky peshkatar në ujërat e gjirit irlandez thuhet të jetë shumë i rrallë, pasi që të tillët thuhet se shpenzojnë më shumë kohë në thellësi të oqeaneve.

Peshkaqeni vlerësohet të jetë rreth 7 metra i gjatë dhe të arrijë një peshë prej 700 kilogramësh. /Telegrafi/