Please enter at least 3 characters.

Pesë vendimet kontroverse të gjyqtarit që nervozuan tifozët e Liverpoolit në humbjen ndaj Man Utd

2018/03/man-utd-liverpool.jpg

Tifozët dhe drejtuesit e Liverpoolit janë ankuar në gjykimin e ndeshjes ndaj Manchester Unitedit, duke pretenduar se janë penalizuar në pesë raste kontroverse.

Liverpooli humbi derbin anglez në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të ngushtë 2-1.

Por, tifozët e Reds dhe drejtuesit e klubit nuk u ndan aspak të kënaqur me vendimet e gjyqtarit kryesor, Craig Pawson.

Sipas tyre, gjyqtari kryesor i ka penalizuar në plot pesë raste, tre penallti të pa-akorduara dhe dy kartonë të kuq të mundshëm.

Tabloidi i njohur anglez Daily Mail ka përpiluar listën me pesë vendimet e dyshimta të gjyqtarit.

Telegrafi ua sjell më poshtë këto pesë vendime kontroverse:

1.Mos ndëshkimi me të kuq i Rashfordit

2.Penallti në Salah

3.Penallti, prekje me dorë nga Valencia

4.Penallti në Mane 

5.Mos ndëshkimi me të kuq për Valencian

/Telegrafi/