Please enter at least 3 characters.

Pesë raste pozitive me coronavirus në 24 orët e fundit

2020/09/Koronavirusi-Covid19-klinika-infektive-foto-Ridvan-Slivova-27.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar pesë raste të reja me coronavirus në Kosovë, nga 358 testime.

MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar tetë persona.

Në total numri i rasteve aktive është 104.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

MSH njofton se qytetarët mund të zgjedhin llojin e vaksinës, Pfizer ose AstraZeneca. /Telegrafi/