Please enter at least 3 characters.

“Përveçse ndajnë momente të ëmbla, ndajnë edhe dushin” - Edhe faqet braziliane shkruajnë për afërsinë e Klodianit dhe Londrimit

Big Brother VIP Kosova 4 po tërheq vëmendje ndërkombëtare, duke kapur sytë e fansave të reality show-ve edhe në Brazil.

Së fundmi, zhvillimet në shtëpinë më të njohur kosovare janë bërë temë diskutimi në faqet braziliane të specializuara.

Shkak për këtë është afrimi i shumëpërfolur midis dy banorëve, Klodian Mihaj dhe Londrim Mekaj.

BBVK/Instagram

Faqja braziliane në Instagram, @brinkscomfogo, e cila ndiqet nga fansa të formateve si “Too Hot To Handle” (Brincando com Fogo), i ka dedikuar një postim të veçantë çiftit shqiptar.

Klodiani njihet në Brazil si “ex-foguinho”, një referencë nga titulli portugez i Netflix-it, “Brincando com Fogo”.

Ai ka qenë pjesë e Too Hot To Handle Italia (i transmetuar globalisht në Netflix verën e vitit 2025), duke fituar kështu njohje ndërkombëtare, përfshirë edhe audiencën braziliane.

Nën titullin “Eita Eita!! A kemi një çift të ri në zonë?”, faqja shkruan: “Ish-foguinho Klodian Mihaj (nga THTH Italia), pjesëmarrës në sezonin e ri të Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr shumë vëmendje për afrimin e tij me Londrim Mekaj”.

Postimi përmend gjithashtu momentet më virale të çiftit, duke përfshirë skenat e dushit që kanë bërë xhiron e rrjetit: “Çifti i mundshëm tashmë ka fituar një fandom që i bën tifo! Klodian & Londrim, përveçse ndajnë momente të ëmbla, ndajnë edhe shtratin dhe madje edhe dushin”.

Ky reagim tregon se fama e Klodianit nga Netflix vazhdon ta shoqërojë, duke e vënë edicionin e katërt të BBVK nën syrin e fansave latinë. /Telegrafi/