Please enter at least 3 characters.

Përmirësohet infrastruktura rrugore në Sarandë, Rama: Sezoni ka nisur me këmbë shumë të mbarë

2022/06/saranda.png

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një video nga rruga e rindërtuar e unazës së qytetit të Sarandës.

Qyteti jugor është një nga destinacionet më të vizituar në turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Në postimin e tij në Facebook, Rama e konsideron hapjen e rrugës si nisje të sezoni turistik me këmbë të mbarë.

“Dhe me unazën panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës, në Sarandën ku ky sezon ka nisur me këmbë shumë të mbarë, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama. /Telegrafi/