Please enter at least 3 characters.

Përfundon takimi Mickoski-Taravari, Qeveria: Takimi ishte në frymë konstruktive

2024/07/qeveria-mk-objekti.png

Takimi midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Arben Taravarit në Qeveri, i cili filloi në orën 17:00, ka përfunduar, thuhet në një njoftim të shkurtër nga Qeveria.

"Takimi përfundoi në një frymë konstruktive", njoftuan nga Qeveria.

Bisedimet vazhdojnë dhe e ardhmja e funksionimit të Aleancës për Shqiptarët të Taravari do të dihet këtë muaj.

"Mickoski konfirmoi qëndrimet e deklaruara publikisht në takim", thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/