Please enter at least 3 characters.

Përfundon numërimi i votave me kusht, nesër rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave

2017/10/zgjedhjet-rezultatet-780x439.jpg

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta nga Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi ka bërë të ditur se nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjeve lokale.

“Në Zgjedhjet për Kryetar Komune, numri i përgjithshëm votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të konfirmuara, ka qenë rreth 11 mijë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t'i shpallë nesër rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetar Komune. Për orën e saktë do të vendos KQZ-ja dhe për këtë do t'iu njoftojmë”, ka thënë Elezi. /Telegrafi/