Përfshirja e një ndërtese nga flakët, Rama në terren: Faleminderit të gjitha ekipeve për reagimin e shpejtë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në terren pasi një ndërtesë u përfshi nga flakët gjatë orëve të mëngjesit në kryeqytet.
Përmes një postimi, Rama tha se vizitoi vendin e ngjarjes për ta parë nga afër situatën dhe për t'i falënderuar zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, ekipet shëndetësore dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin e rastit.
“Një ndërtesë u përfshi nga flakët sot Prishtinën. Dola në terren për ta parë nga afër gjendjen dhe për t’i falënderuar personalisht zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, ekipet shëndetësore dhe të gjitha ekipet e drejtorisë për siguri dhe emergjenca n’Kryeqytet, që reaguan me shpejtësi, profesionalizëm dhe përkushtim për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Mirënjohje për secilin që ishte në terren. Lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve dhe urojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”, shkruan ai. /Telegrafi/


