Përfituan dobi pasurore për vete, këta janë pesë zyrtarët e akuzuar në rastin “Ambienti”
Pesë zyrtarë të ndërmarrjes publike “Ambienti” në Pejë po përballen me a
Telegrafi ka mësuar nga burime brenda sistemit të drejtësisë se pesë zyrtarët e ndërmarrjes publike “Ambienti” në Pejë janë: Arton Muhaxheri, Idriz Bala, Fisnik Ademi, Shpëtim Gashi, Nexhat Abdullahu.
Prokurori i çështjes ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, është kërkuar kompensimi i dëmit të shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës dhe ndalimi i tyre nga ushtrimi i funksioneve në administratë publike ose në shërbim publik.
Prokuroria Themelore në Pejë thekson përkushtimin për ndjekjen penale të veprave nga kapitulli i korrupsionit dhe mbrojtjen e interesit publik./Telegrafi/


