Please enter at least 3 characters.

Perdedaj ia bënë sefte me Frankfurtin (Video)

2016/01/perdedaj-ia-b-euml-n-euml-sefte-me-frankfurtin-video_hd.jpg

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës u transferuar këtë afat kalimtar të verës në FSV Frankfurt, ndërsa ka luajtur në ndeshjen miqësore ndaj Jablonec që përfundoi pa fitues 2-2.

Perdedaj ishte inkuadruar në lojë në fillim të pjesës së dytë, ndërsa realizoi golin e barazimin në minutën e 67-të.

Pasi pranoi një top në zonë, kaloi bukur një kundërshtar për të goditur saktë dhe për të shënuar golin e barazimit.

Kujtojmë që Perdedaj në Përfaqësuesen e Kosovës aktivizohet si mbrojtës i djathë, pasi këtë pozitë e ka luajtur edhe në Bundesligë me Hertha Berlinin.

Përpos 24-vjeçarit Perdedaj, për Frankfurtin luajti 45 minuta edhe sulmuesi veteran Edmond Kapllani. /Telegrafi/