Për shkak të mjegullave ulet dukshmëria në 15 metra në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
09/01/2022
Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë kryesisht me lagështi. Reshje e borës me intensitet të ulët janë shënuar në Kordën e Diellit. Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit për shkak të rënies së mjegullave dukshmëria është zvogëluar në 15 - 20 metra dhe në 80 - 100 metra në qafën malore të Strazhës, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht në luginat e vendit ku mund të të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/


