Please enter at least 3 characters.

Për një vijë uji, dy të plagosur

2016/01/f.0731223029555_m.gif

Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se dy vëllezër janë plagosur me armë gjahu, në fshatin Mbroje, pas një konflikti për arsye banale.

Mësohet se të plagosurit, Ashul dhe Genti Pacili, janë dërguar në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, mjekët thonë se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe nuk janë në rrezik për jetën, transmeton BW.

Ndërkohë, policia ka arrestuar Kristaq e Jorgo Mitrollarin, babë e bir, të cilët dyshohen si autorët e ngjarjes së rëndë. /Telegrafi/