Please enter at least 3 characters.

Për një javë në rajonin e Prishtinës u realizuan 191 urdhëresa të gjykatës - prej tyre 48 urdhëresa për vepra penale

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 191 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 48 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

“Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 17 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4.721 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 953 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil. /Telegrafi/