Please enter at least 3 characters.

Për ditëlindjen e 23-të të Kylie Jenner nuk mungon as urimi nga ish i dashuri, Travis Scott

2020/08/GettyImages-1170641416-e1597167994253.jpg
297:"SANTA MONICA, CALIFORNIA - AUGUST 27: (EDITORS NOTE: Image has been converted to black and white.) Travis Scott and Kylie Jenner attend the premiere of Netflix's "Travis Scott: Look Mom I Can Fly" at Barker Hangar on August 27, 2019 in Santa Monica, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images)
12:"Getty Images

Rep-artisti amerikan, Travis Scott, së fundmi ka uruar ditëlindjen e 23-të të ish të dashurës së tij, Kylie Jenner.

28-vjeçari përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, ka ndarë fotografi të ndryshme të saj dhe të vajzës së tyre, shkruan Daily Mail.

Ai u sigurua që imazhet t’i dekorojë me një ‘emoj’ të tortës, ndërsa u bëri të ditur 31 milionë ndjekësve që po mundohet ta bëjë ditëlindjen e saj më speciale.

Travis kishte filluar të dalë me Kylie në vitin 2017, pasi kjo e fundit u nga reperi Tyga.

Ani pse gjatë vitit të kaluar dyshja kanë zgjedhur secili rrugën e tyre, ata ende mbajnë kontakte miqësore për shkak të vajzës dy-vjeçare, Stormi.

Kylie përndryshe ka marrë urime të panumërta nga fansat, familjarët, duke përfshirë këtu edhe kolegët e saj. /Telegrafi/