Please enter at least 3 characters.

Pensionohet Fernando Torres

2019/06/Fernando-Torres.jpg
350:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 22: Former Atletico de Madrid player Fernando Torres waves the audience as he attends a tribute in honor of his former teammate Gabi Fernandez after the La Liga match between Club Atletico de Madrid and RCD Espanyol at Wanda Metropolitano on December 22, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Fernando Torres ka bërë të ditur se i ka dhënë fund karrierës prej një futbollisti profesionist.

Spanjolli ka bërë të ditur se një fjalim lamtumirës do ta mbajë gjatë ditës së diele në Tokio, ku vitet e fundit është paraqitur me skuadrën e Sagan Tosut.

"Unë diçka të rëndësishme kam për të njoftuar. Pas 18 vitesh emocionuese, ishte koha që të përfundoj karrierën time. Të dielën në orën 10:00 sipas kohës japoneze (03:00 sipas kohës sonë lokale), do të mbajë një konferencë për shtyp, ku ë do të shpjegojë të gjitha detajet. Shihemi atje", ka pohuar përmes një videoje në Twitter.

https://twitter.com/Torres/status/1141934249362124801

Fëmija karrierën e ka filluar te Atletico Madrid, kur në vitin 2001 u promovua te ekipi i të rriturve gjersa më parë ka luajtur edhe te Liverpolli, ku ishte ndër lojtarët e preferuar të klubit anglez.

Më pas ka luajtur edhe te Chelsea ku u transferua për 58 milionë euro dhe për një periudhë të shkurtër te Milani, ku më pas u rikthye te ekipi i Atleticos, me të cilin fitoi Ligën e Evropës gjersa këtë sezon ka luajtur në finale të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Edhe pse ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve dhe të Evropës si një lojtar Chelseat, suksesi më të madh e ka me ekipin kombëtar të Spanjë, ku ka fituar dy herë titullin e Evropës dhe një të botës. /Telegrafi/