Please enter at least 3 characters.

Pengoi dhe ofendoi policin, arrestohet një person në Gjilan

2021/04/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-13-e1619774803634.jpg

Një person është arrestuar të premten vonë në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se kishte ofenduar dhe penguar një zyrtarë policor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, polici ishte duke u marrë me djalin e të dyshuarit si kundërvajtës në komunikacion, kur është penguar e ofenduar nga i dyshuari.

“Gjilan 20.08.2021 - 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policor, derisa ishin duke u marrë me djalin e të dyshuarit si kundërvajtës në komunikacion. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/