Pengmarrje në ambasadën turke në Tel Aviv
17/08/2010
Radioja izraelite njoftoi se pengmarrësi kishte kërkuar që Turqia t’i japë azil politik.
Sipas kësaj radioje, zyrtarët turq nuk e kanë lejuar policinë e Izraelit që të hyjë në ambasadë.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Jigal Palmor e ka përshkruar situatën si “pengmarrje”.
Turqia e tërhoqi ambasadorin e vet nga Tel Avivi pas sulmit të Izraelit në muajin maj mbi flotën humanitare, e cila lundronte për në Gaza më 31 maj, me ç’rast u vranë nëntë aktivistë pro-palestinezë. /Telegrafi/


