Please enter at least 3 characters.

Pendarovski u takua me Yuri Kim dhe Jim O'Brien nga Departamenti Amerikan i Shtetit

2023/09/382595555_883348893156022_2406722152934541865_n.jpg

Presidenti Stevo Pendarovski në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, u takua me Juri Kim, zv. ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe Jim O'Brien, Shef i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në SHBA në kuadër të Departamentit të Shtetit.

Në takim u diskutua për rrjedhën dhe situatën aktuale lidhur me integrimin evropian të vendit tonë, ecurinë e reformave, si dhe situatën politike në vend dhe në rajon.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se është e nevojshme të ruhet fokusi në reforma, si dhe gatishmëria për të zhvilluar negociata me Bashkimin Evropian.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku presidenti Pendarovski falënderoi mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, si përcaktim strategjik i shoqërisë në Maqedoni./Telegrafi/