Pëlcitja e gypit kryesor lë pa ujë disa lagje në Vushtrri
02/10/2025
Një defekt teknik në gypin kryesor të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit në disa zona të qytetit të Vushtrrisë, përcjell Telegrafi.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të pëlcitjes së gypit kryesor (300 mm), pa ujë do të mbesin këto rrugë:
- Rruga Lumni Surdulli me rrugët anësore,
- Rruga Vëllezërit Melenica,
- Rruga Nimon Ferizi.
Nga KRU “Mitrovica” bëjnë të ditur se ekipet teknike tashmë janë në terren për sanimin e defektit dhe menjëherë pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë do të rikthehet në normalitet.
Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/


