Peja tregon fuqinë
Palestra “Karagaçi” në Pejë ishte e stërmbushur nga “Shqiponjat” që u mblodhën për t’i dhënë zemër skuadrës për një fitore eventuale.
Pejanët e nisën ndeshjen me një nervozizëm të theksuar që ndikoi negativisht në lojën e tyre, meqë mysafirët arritën të dalin deri në dhjetë pikë epërsi(6-16). Mirëpo, Hrvoje Puljko qëlloi një trepikësh dhe pastaj Marojevic me shënime nga afërsia e ngushtuan disavantazhin në katër pikë në përmbyllje të këtij çereku, 12-16.
Pejanët hasën në vështirësi edhe në çerekun e dytë, teksa mysafirët dominon në trapez me gjatësinë e tyre. Pjesa e parë u mbyll me tetë pikë epërsi në të mirë të Tivatit, 27-35.
Në çerekun e tretë pejanët u shfaqën me një ‘fytyrë’ tjetër duke luftuar më shumë, mirëpo edhe pse e fituan këtë pjesë(20-19), nuk arritën ta shkrijnë epërsinë e mysafirëve, 47-54.
Sidoqoftë, pejanët shpërthyen në çerekun e katërt kur qysh në start realizuan një epërsi 5-0, dhe me ndihmën e tifozëve arriti që deri në fund të kohës së rregullt ta barazojë rezultatin në 66-66, për të shkuar pastaj në vazhdime.
Presioni i madh i tifozëve dhe lufta e vetëmohuese e lojtarëve pejanë bënë që t’ju dridhen duart lojtarëve mysafirë të cilët e dorëzuan dhe kështu pejanët me ndihmën e Drilon Hajrizit dhe dy depërtimet e Jan Mocnikut arritën ta përmbysin rezultatin dhe ta fitojnë këtë ndeshje me tetë pikë epërsi, 77-69. /Telegrafi/


