Please enter at least 3 characters.

Peja kërkon këndelljen në Ligën Ballkanike

Ekipi maqedonas Kozuv do të luajë ndeshjen e parë me trajnerin e ri Marjan Ilievski, ndërsa për këtë të fundit, Karagaçi ka qenë ferr në fillim të stinorit derisa ishte pjesë e Sigal Prishtinës.

Peja në anën tjetër pas humbjes së befasishme nga Levski 2014 është mposhtur edhe nga Sigal Prishtina dhe pas serisë mbresëlënëse prej 21 fitoreve radhazi, tash ka dy humbje me radhë.

Branimir Pavic dhe lojtarët kanë treguar se në ekip mbretëron atmosferë e mirë në stërvitjen e mbrëmshme, ku ka qenë prezent edhe Danijel Lutz.

Gjithashtu pejanët mezi presin të shohin edhe lojtarin e ri të ekipit, AJ West i cili ka qenë prezent në stërvitjet e fundit të ekipit.

Të dyja ekipet nuk kanë fitore në fazën e dytë dhe sonte do të kërkojnë të parën me fillim në ora 19:30.