Please enter at least 3 characters.

Peci: Mitrovica drejt transformimit përmes projekteve madhore

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur sot në zyrë një delegacion të lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i drejtuar nga Presidenti Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe Ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia.

Peci ka theksuar se takimi ka qenë përmbajtësor dhe ka shërbyer për të diskutuar mundësitë konkrete të investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e shëndetësisë në Mitrovicë.

“Jemi të përkushtuar si Komunë që t’i ofrojmë mbështetje ligjore, infrastrukturore dhe administrative për konkretizimin e investimeve strategjike në Mitrovicë”, ka deklaruar kryetari Peci.

Ai ka shtuar se këto projekte do të kontribuojnë në transformimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit, duke sjellë përfitime direkte për qytetarët. /Telegrafi/