PE, shqetësim për KQZ-në (Video)
17/05/2013
Pas takimit të kësaj jave mes grupimit të majtë në PE me kreun e PS Edi Rama, në një intervistë për Top Channel, Fleckenstein ndan përshtypjet për debatin dhe shqetësimet për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.
“Edi Rama mbajti një fjalim tejet të fuqishëm në Parlamentin Evropian. Ai theksoi ato që i konsideron si të domosdoshme për t’u ndryshuar në aspektin ekonomik, në mënyrën e organizimit të shtetit, me qëllim përafrimin me Bashkimin Evropian”, deklaron Fleckenstein. /Telegrafi/


