Please enter at least 3 characters.

PDK me asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Komuna e Prishtinës para Qeverisë: Stop uzurpimit të institucioneve

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot sërish një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Të pranishëm në aksion ishin drejtorët dhe aktivistët nga Komuna e Prishtinës si dhe deputetë të Aleancës.

“Edhe sot, përsëri dhe përsëri, bashkë me asamblistët, drejtorët dhe aktivistët nga Komuna e Prishtinës, para Qeverisë: Stop uzurpimit të institucioneve. Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit. Qytetarët presin punë dhe mbështetje. Shteti pret zhvillim dhe përparim”, theksuan nga PDK. /Telegrafi/