Please enter at least 3 characters.

PDK kërkon angazhimin e faktorit ndërkombëtar për lirimin e Haradinajt

2017/03/Blerta-Deliu-Kodra-seanca-e-kuvendit-24-mars-foto-Ridvan-Slivova-34.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputetja Blerta Deliu- Kodra në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka shprehur shqetësimin e thellë për shtyrjen e vendimit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Deliu- Kodra, në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka shtuar tutje se GP i PDK-së kërkon që të gjithë faktorët ndërkombëtar të angazhohen për lirimin e Haradinajt.

“Grupi Parlamentar i PDK-së, kërkon nga drejtësia dhe institucionet udhëheqëse të Francës po ashtu edhe nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë që të angazhohen për lirimin e menjëhershëm të z.Haradinaj”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka theksuar se kjo është një padrejtësi e madhe që po i bëhet jo vetëm Haradinajt por të gjithë qytetarëve të Kosovës./Telegrafi/