Please enter at least 3 characters.

Paulinho ka heshtur kritikët, thotë Denis Suarez

2017/09/paulinho.jpg

Denis Suarez ka lëvduar impaktin e mesfushorit të Barcelonës, Paulinho. Ai thotë se ka përmbushur të gjitha pritjet.

Mesfushori thotë se ai ka arritur të përmbushë impaktin që e kanë pritur tifozët prej tij.

Pualinho arriti për 40 milionë euro nga kampionati kinez, në mesin e shumë kritikave se ai nuk është zëvëndësim i duhur pas largimit të Neymarit.

“Paulinho është kritikuar pa të drejtë”.

“Ishte e gjitha për shkak të momentit kur ai arriti dhe ai tash i ka heshtur të gjithë”.

“Ai ka prezencë të mirë fizike dhe fuqia e tij na ndihmon në mbrojtje dhe në sulm. Në të dyja pjesët e fushës ai është i mrekullueshëm. Ai është një kafshë”, deklaroi Paulinho.

/Telegrafi/