Please enter at least 3 characters.

Paul McCartney njofton albumin e ri nostalgjik “The Boys of Dungeon Lane”

Paul McCartney ka njoftuar albumin e tij të parë në gjashtë vjet, “The Boys of Dungeon Lane”, i frymëzuar nga fëmijëria e tij në Liverpool pasluftës.

Albumi, i përshkruar si një përmbledhje e kujtimeve të pandara më parë, nis me këngën “Days We Left Behind”, ku McCartney rikthen atmosferën e Liverpulit të vjetër me një gjendje shpirtërore nostalgjike dhe akustike, shkruan BBC.

Ky është albumi i tij i 19-të solo, i krijuar në bashkëpunim me producentin Andrew Watt, dhe përmban elementë nga të gjitha fazat e karrierës së tij – nga rock-u me Wings te harmonitë klasike të Beatles.

Screenshot/BBC

Titulli i albumit i referohet një rruge në Speke, ku McCartney kalonte pasditet duke vëzhguar zogjtë, një pasion që e ka shoqëruar prej dekadash.

Seancat e regjistrimit zgjatën disa vite, ndërsa McCartney luajti shumicën e instrumenteve, duke rikrijuar ndjesinë e albumit të tij debutues solo të vitit 1970, McCartney.

Albumi premton të jetë një reflektim intim mbi kujtimet dhe fillimet e legjendës së muzikës. /Telegrafi/