Please enter at least 3 characters.

Pau Gasol lë Lakersat, kalon te Chicago

2016/01/pau-gasol-l-euml-lakersat-kalon-te-chicago_hd.jpg

Gasol i cili ishte agjent i lirë dhe pritej të nënshkruante rinovimin me Lakersat, duket se ka vendosur ndryshe.

Vendimin ai e komunikoi në Facebook, ku ka bërë të ditur se po fillon një kapitull të rëndësishëm të ri në jetën e tij.

“Nuk ka qenë lehtë. Pasi mendova shumë, vendosa të luaj me Chicago Bulls. Mezi pres këtë kapitull të ri në jetën time”, u shpreh Gasol.

Ky vendim nuk u prit mirë nga qarqet e LA Lakers që duhet të bëjnë shumë përforcime për t'u rikthyer fuqishëm sezonin e ardhshëm në NBA.