Please enter at least 3 characters.

Pasuria e reperit Eminem arrin në 190 milionë dollarë

2018/07/emin2.jpg
199:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 12: Eminem performs on stage during the MTV EMAs 2017 held at The SSE Arena, Wembley on November 12, 2017 in London, England. (Photo by Dave J Hogan/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Reperi Eminem është pa dyshim një nga reperët më të pëlqyer në mbarë botën.

Emri i tij i vërtetë është Marshall Bruce Mathers, teksa lindi më 17 tetor të vitit 1972.

Ai u bë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës hip-hop në botë, teksa njëherësh shquhet edhe si një prej reperëve më të pasur.

Pasuria e tij u rrit veçanërisht pas nënshkrimit të marrëveshjes me producentin Dr. Dre, ku filloi të shfaqë popullaritetin në vitin 1999 me “The Slim Shady LP”, me të cilin ai e fitoi shpërblimin e parë Grammy për albumin më të mirë Rap.

Ndërsa është pikërisht albumi i tij “Marshall Mathers LP", i cili vazhdon të jetë ndër më të shiturit, dhe shquhet pa dyshim si më i shituri në histori.

Kjo ka ndikuar që edhe pasuria e reperit të rritet dukshëm.

Sipas vlerësimeve të fundit, vlera neto e pasurisë së Eminemit është 190 milionë dollarë. /Telegrafi/