Please enter at least 3 characters.

Pas Viber, tash Google dhe WhatsApp përkrahin kodin telefonik +383

2018/03/kodi-1200x630-1.jpg

Në muajin shkurt, Viber u bë ndër shërbimet e para që pranoi kodin e ri telefonik të Kosovës +383.

Pas vështirësive dy vjeçare, kodi telefonik u miratua në dhjetor të 2016-së nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.

Tashmë listës së shërbimeve që mbështetin kodin +383 iu bashkuan edhe gjiganti i motorit të kërkimit Google si dhe platforma e komunikimit WhatsApp.

Qytetarët mund të regjistrohen në WhatsApp me kodin e ri telefonik, ndërsa përdoruesit të cilët shfrytëzojnë verifikimin me dy faktorë (2FA) të Google nuk do të kenë probleme të qasen në llogaritë e tyre. /Telegrafi/