Pas ngjyrosjes, aksidentohet vetura e Hysenit (Video)
22/07/2016
Vetura e zyrtare e Skënder Hysenit sot ka pësuar një aksident të lehtë.
Aksidenti ka ndodhur pasi kundër veturës është hedhur ngjyrë e kuqe e cila ka mbuluar xhamin e përparmë të veturës, marrin vesh burime të Koha.net.
Pasi i ishte zënë shikimi nga ngjyra, shoferi nuk ka mundur ta evitojë këtë aksident.
Sulmin me ngjyrë e kanë bërë aktivistë të Vetëvendosjes.


