Pas konfrontimit të Thiago Silvas me anëtarin e Leicesterit edhe bashkëshortja e brazilianit ka disa fjalë për të
Gruaja e Thiago Silvas, Isabele da Silva kishte disa fjalë për Daniel Amarteyn në mediat sociale, pasi bashkëshorti i saj u konfrontua me lojtarin gjatës fitores 2-1 të Chelseat ndaj Leicsterit.
Anëtari i Dhelprave acaroi tifozët e Chelseat kur hodhi emblemën e bluve në tokë pas finales së Fa Cup, me ngjarjen që vazhdoi edhe në Ligën Premier.
Silva u përfshi së bashku me Mason Mount në përplasjen e me Amarteyn, duke reaguar ashpër për sjelljet e tij.
Gruaja e mbrojtësit ishte e pranishme në stadium, derisa shpërndau një video në rrjetet sociale.
“Kjo është, Thiago Silva tregoju se kush është bosi”, ishte mbishkrimi i saj në videon e publikuar.
Ajo më pas tha edhe: “Ne e urrejmë Tottenhamin”, duke treguar se është një tifozë e madhe e Chelseat. /Telegrafi/


