Please enter at least 3 characters.

Pas disa javësh me pushime dhe projekte në Kosovë, Linda Halimi rikthehet në Amerikë

2023/10/Screenshot_15-2.png

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Amerikë ku edhe ndodhet familja e saj.

Megjithatë, për disa javë artistja u rithye në Kosovë dhe Shqipëri për të pushuar, por edhe për të punuar për projekte të reja.

Ndërkohë, së fundmi Linda ka njoftuar se tashmë qëndrimit të saj këtu i ka ardhur fundi dhe se ajo rikthehet sërish në Amerikë.

Foto: Linda Hailmi/Instagram

Autorja e "Ndihme" postoi fillimisht foto nga aeroporti në të cilin ka falënderuar për dashurinë që mori përgjatë kësaj kohe në vendlindjen e saj, ndërsa tha se ka ardhur koha për tu kthyer në shtëpi.

"Kosovë, Shqipëri. Falemnderit për dashninë. E kam shijuar çdo sekondë. Koha për të shkuar në shtëpi", ka shkruar Linda.

Foto: Linda Halimi/Instagram

Më pas ajo ndau pamje edhe me të mbërritur në Chicago.

Ndryshe, theksojmë që Linda së fundmi u përfol për një pjesëmarrje të mundshme në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, por që nuk është konfirmuar nga ana e saj. /Telegrafi/

Foto: Linda Halimi/Instagram