Please enter at least 3 characters.

Pas daljes nga Big Brother VIP, Fifi shfaqet e lumtur në fotografi nga Stambolli

2021/12/fi9f.png

Kantautorja e njohur shqiptare Filloreta Raçi - FIfi, ka qenë një prej personazheve më të përfolur të Big Brother VIP.

Ajo hoqi dorë nga qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke shprehur kështu dëshirën për të qëndruar e lirë dhe me njerëzit e saj më të dashur.

Pas largimit nag spektakli, Fifi vendosi që bashkë me disa nga miqtë e saj më të mirë të niset për në Stamboll të Turqisë.

Me të shkuar atje, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe, duke treguar momentet e këndshme që po shijon atje.

Të shtunën, ajo vendosi që të publikojë për fansat e saj një fotografi, ku shihej në një moment lumturie duke qeshur me të madhe.

Këngëtarja e hitit "Psikopatja jote" duket se mbante në dorë një arrë kokosi, ndërsa i buzëqeshte kamerës që po e fotografonte.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, FIfi i ka pasur të shumta momentet kur është shprehur emocionalisht e dobët dhe agresive, për çka edhe është kritikuar herë pas here. /Telegrafi/