Please enter at least 3 characters.

Pas anulimit të turneut, mësohet se Mick Jagger do të operohet në zemër

2019/04/MickJagger-2.jpg
245:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 07: Rolling Stones frontman Mick Jagger watches play during day one of the Specsavers 5th Test between England and India at The Kia Oval on September 7, 2018 in London, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Frontmeni i "Rolling Stones", Mick Jagger, do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër dhe për këtë arsye rokerët e kanë shtyrë turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi njoftoi se do të shtyjë turneun e koncerteve të planifikuara midis 20 prillit dhe 29 qershorit, duke përmendur gjendjen shëndetësore të këngëtarit legjendar.

Mjekët, duke mos treguar se nga çfarë vuan këngëtari, rekomanduan që 75-vjeçari të mos udhëtonte në turne, pasi kishte nevojë për trajtim, transmeton KP.

Mick Jagger (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

Grupi ikonik kishte paraparë 17 paraqitje në kuadër të turneut 'No Filter'. Koncerti i parë ishte planifikuar për 20 prill në Majami, ndërsa i fundit më 29 qershor në Kanada.

"Rolling Stones" u themelua në vitin 1962 dhe është ende aktiv. Grupi ka mbi 30 albume të incizuara në studio, 23 albume live dhe 25 kompilime.