Please enter at least 3 characters.

Parma 1-3 Milan, notat e lojtarëve – Shkëlqen Kessie

2021/04/Kessie.jpg

Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Parma me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.

Rossonerët i janë kthyer fitores në kampionat duke mposhtur Parman dhe duke mbajtur pozitën e dytë, njëkohësisht duke ngushtuar diferencën me liderët e Interit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Riccardo Gagliolo (67’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Ante Rebic (8’), Franck Kessie (44’) dhe Rafael Leao (90+).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i Milanit, Kessie, i cili u vlerësua me notë 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për rezervistin e vendasve, Chaka Traore që u notua me 5.8.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/