Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit në Shqipëri

2019/02/qiell-re-moti-vranesira.jpg

Moti për të premten në Shqipëri parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar do të ketë në të gjithë vendin.

Aktiviteti i reshjeve pritet deri pasdite, më tej do të ndërpriten. Në veriperëndim reshjet përkohësisht do të marrin karakterin e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim Jug e në mesditë kthen nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-4 ballë. /Telegrafi/