Parashikim: El Clasico
Vendi:Camp Nou, Barcelonë (Kataloni)
Koha:E shtunë, 26 tetor – ora 18:00
Barcelona do të tentojë që të mposhtë rivalin e përbetuar, Real Madridin, në La Liga për herë të parë pas disa vitesh në El Clasicon e shumëpritur. Gjiganti katalanas për herë të fundit e fitoi një ndeshje ndaj Real Madridit në La Liga në dhjetor të vitit 2011, ku riktheu epërsinë e mysafirëve për të fituar me rezultat 3-1.
Dhe, edhe pse kanë pasuar fitore në Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës, Barcelona do të jetë shumë e përkushtuar që të ndërprejë ecurinë e suksesshme të Real Madridit në El Clasicot e La Ligas.
Barcelona është e vetmja skuadër që nuk ka asnjë humbje këtë sezon, me tetë fitore dhe një barazim.
Real Madridi është në vendin e tretë, me tri pikë më pak se Barcelona dhe me humbjen e vetme atë ndaj Atletico Madridit muajin e kaluar.
Të dyja ekipet kanë nga një yll të ri që mund të bëjë impaktin në këtë El Clasico dhe ata janë Neymar dhe Bale – përderisa edhe trajnerët Gerardo Martino (Barcelona) dhe Carlo Ancelotti (Real Madrid) për herë të parë do të shijojnë El Clasicon.
Përderisa fokusi është te Neymari dhe Bale, për atë se si do të debutojnë në El Clasico, pritet që edhe kësaj radhe njerëzit kryesorë të jenë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Të konsideruar si lojtarët më të mirë të planetit, ata kanë shfaqur formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit.
Ronaldo ka 15 gola në 12 paraqitje, kurse Lionel Messi ka 12 gola në nëntë paraqitje.
Real Madridi do të jetë pa Xabi Alonson në këtë takim, përkundër rikthimit të tij në stërvitje nga lëndimi i rëndë.
Nga ana historike, Real Madridi ka fituar 90 nga 224 përballje, me Barcelonën që ka 86 fitore.
Ancelotti do të kërkojë që të kompletojë javën magjike me tri fitore radhazi për t’u barazuar edhe kështu me pikë në krye të tabelës në La Liga dhe kështu spektakli është i pritshëm.
Barcelona
Duke parë mungesën e Jordi Albas, Gerardo Martino tejet ofanziv do t’i jap mundësinë Adrianos, teksa në formacioni e ka të rikthyer kapitenin legjendar, Carles Puyol. Në sulm do të debutojë në El Clasico i shumëpërfoluri Neymar, i cili do të jetë përkrah Messit që shënoi në mesjavë ndaj Milanit.
Formacioni i mundshëm (4-1-2-3):Valdes, Adriano, Pique, Puyol, Alves, Busquets, Iniesta, Xavi, Sanchez, Messi, Neymar.
Valdes
Adriano – Pique – Puyol – Alves
Busquets
Iniesta – Xavi
Sanchez – Messi – Neymar
Forma e Barcës:
Milan 1:1 Barcelona
Osasuna 0:0 Barcelona
Barcelona 4:1 Valladolid
Celtic 0:1 Barcelona
Almeria 0:2 Barcelona
Real Madrid
Carlo Ancelotti do t’i besojë formacionit që luajti ndaj Juventusit, përpos një përjashtimi – sulmuesit qendror. Sipas ekspertëve tanë, Ancelotti do t’i japë mudnësi Alvaro Moratas, për shkak të energjisë që i ka dhënë madrilenëve sa herë është inkuadruar dhe mungesës së golave nga ana e Benzemas. Ancelotti do t’ia besojë Di Marias startin, me një inkuadrim të mundshëm të debutantit të klasikes, Gareth Bale, në vazhdim të takimit.
Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Diego Lopez, Marcelo, Pepe, Ramos, Arbeloa, Illaramendi, Khedira, Di Maria, Isco, Ronaldo, Morata.
Lopez
Marcelo – Pepe – Ramos – Arbeloa
Illaramendi – Khedira
Di Maria – Isco – Ronaldo
Morata
Forma e Realit:
Real Madrid 2:1 Juventus
Real Madrid2-0 Malaga
Levante 2:3 Real Madrid
Real Madrid 4-0 Copenhagen
Real Madrid 0:1 Atletico Madrid
El Clasico - Duelet direkte
| 02.03.13 | PRI | Real Madrid | Barcelona | 2 : 1 |
| 26.02.13 | COP | Barcelona | Real Madrid | 1 : 3 |
| 30.01.13 | COP | Real Madrid | Barcelona | 1 : 1 |
| 07.10.12 | PRI | Barcelona | Real Madrid | 2 : 2 |
| 29.08.12 | SUP | Real Madrid | Barcelona | 2 : 1 |
| 23.08.12 | SUP | Barcelona | Real Madrid | 3 : 2 |
| 21.04.12 | PRI | Barcelona | Real Madrid | 1 : 2 |
| 25.01.12 | COP | Barcelona | Real Madrid | 2 : 2 |
| 18.01.12 | COP | Real Madrid | Barcelona | 1 : 2 |
| 10.12.11 | PRI | Real Madrid | Barcelona | 1 : 3 |
| 17.08.11 | SUP | Barcelona | Real Madrid | 3 : 2 |
| 14.08.11 | SUP | Real Madrid | Barcelona | 2 : 2 |
Epilogu
Ndeshja do të jetë e zjarrtë nga fillimi dhe atë pritet ta dominojë Barcelona, por jo sikur në përballjet e kaluara me shumë posedim dhe lojë tiki-taka, kjo ndoshta edhe për shkak të lojës agresive në mesfushë që e ka imponuar së fundmi Ancelotti.
Sidoqoftë, klasi i Lionel Messit dhe një shkëlqim që pritet të vijë nga Neymar në këtë ndeshje do të bëjnë që magjia e tyre e përkrahur nga Xavi dhe Iniesta të jenë faktorët përcaktues të këtij takimi. Reali do të arrijë golin, por nuk do të jetë i mjaftueshëm një gol i vetëm për ta fituar këtë sfidë pas katër-pesë fitoreve radhazi.
Parashikimi:Barcelona 3-1 Real Madrid
Si mendoni ju vizitorë të nderuar se do të përfundojë kjo sfidë? A pajtohen tifozët e Real Madridit me parashikimin e ekspertëve tanë? Po ju tifozë të Barcelonës, a prisni ndonjë befasi nga Ronaldo, apo e mbështesni parashikimin tonë? Bashkangjituni në debatin më poshtë...
Lexo më shumë rreth El Clasicos...
Neymar nuk simulon, atë e godasin lojtarët
Puyol: Reali vetëm sa përmirësohet
Ancelotti: Radha Ronaldos ta fitojë Topin e Artë
Ramos: Clasico nuk është vendimtar
Figo: Ishte lehtë ta lë Barcën
Neymar: Ma lini mua Pepen
Puyol: Ma sillni Realin
/Telegrafi/


