Paraqitje maestrale në vikend, Aro Muric e Berat Gjimshiti pjesë e formacionit të javës në Serie A
23/03/2026
Si portieri Arijanet Muric ashtu edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti kanë zënë nga një vend në formacionin më të mirë të javës nga “SofaScore”.
Muric ishte mahnitës dhe më meritori që Sassuolo e fitoi një pikë ndaj Juventusit, ku edhe e mbrojti penalltinë e Manuel Locatellit.
Falë paraqitjes së shkëlqyer, “SofaScore” e vlerësoi me notën 8.7, duke qenë më e larta për një portier në këtë xhiro.
Ndërkohë, paraqitje të nivelit më të lartë kishte edhe Berat Gjimsiti, i cili ndihmoi Atalantan të mbajë portën e paprekur, ku mori notë 8.0.
Formacioni më i mirë i xhiros së 30-të në Serie A:
Ndërkohë, Muric dhe Gjimshiti janë ftuar nga Kosova, respektivisht Shqipëria për ndeshjet jetike në play-offin e Kupës së Botës 2026./Telegrafi/


